Në Turqi dhe Greqi për pushime, por këto janë kushtet që duhet të plotësoni?

Advertisment

Turqia do të certifikojë destinacione turistike pa koronavirus, publikoi “Huriet”, duke iu referuar deklaratës së Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Sipas iniciativës së qeverisë turke, certifikatat për një zonë pa koronavirus do të lëshohen në vendet turistike dhe pushimoret. Procesi i certifikimit tashmë ka filluar me qëllim të identifikimit të këtyre zonave, deklaroi Mehmet Nuri Ersoj për televizion privat.

Reklame

Ministri tha që Turqia fillimisht do të zhvillojë një sistem të certifikimit të pranuar ndërkombëtarisht. Komisioni do të përfshijë gjithashtu përfaqësues të ministrive të shëndetësisë, transportit dhe bujqësisë që do të lëshojnë certifikata. Ata tashmë e mbajtën takimin e tyre të parë javën e kaluar nën koordinimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Ministri i turizmit shfaqi shpresë se trafiku i brendshëm turistik do të rifillojë në qershor pas lehtësimit të masave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministri grek i turizmit, Haris Theocharis, deklaroi se turistët në Greqi do të vijnë me një “pasaportë shëndetësore”. Pra kjo tregon se çdo turist i huaj që kërkon të bëjë pushime këtë verë në ishujt grekë, përveç rrobave të banjos dhe peshqirit, duhet të kenë me vete edhe “pasaportë shëndetësore” që të lejohet nga autoritet atje.

“Sidoqoftë basti i madh për zhvillimin e vitit turistik këtë verë në Greqi është hyrja dhe dalja e sigurt e vizitorëve nga vendi europian dhe për këtë arsye promovohet “pasaporta shëndetësore”,- tha Ministri i Turizmit. Sa i përket kësaj çështjeje Theocharis deklaroi se BE është duke u konsultuar në mënyrë që çdo qytetari europian që dëshiron të udhëtojë, t’i bëhet një test i besueshëm për të zbuluar nëse është i prekur nga Covid-19 apo ajo.

Ndër të tjera ai thekson se kjo duhet të bëhet në vendin nga vijnë turistët. Pra nëse është një vizitor gjerman, ai duhet ta ketë kryer testin në Gjermani para se të vijë në Greqi. Këto masa do të varet se a do të zbatohet nga vendet e tjera që këtë verë janë të rrezikuar në sferën e turizmit për shkak të pandemisë.