Në Turqi dyshohet për 12 persona të prekur nga Koronavirusi

Advertisment

Rreth 12 persona në Turqi, dyshohet se janë prekur nga coronavirusi i Wuhanit.

10 prej të cilëve raportohet se janë turistë kinezë, njofton Klan Kosova.

Reklame

Të njëjtit janë pranuar në një spital në provincën Qendrore Anatoliane të Turqisë.

Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka thënë se testet fillestare të tyre janë kthyer negativisht por ata janë ende duke pritur për rezultatet e testeve të gjakut, ku mund të definonin saktësisht transmetimin e virusit.

Pacientët raportohet se janë duke u trajtuar në një mjedis të izoluar nga kontakti me të tjerët.