Në Turqi nuk duan tia dinë për koronavirusin

Shumica e ligave më të mëdha në Europë kanë pezulluar të gjitha ndeshjet e tyre për shkak të coronovirusit, por me sa duket në Turqi këtë problematikë nuk e kanë fare në konsideratë.

Të dielën në stadiumin ‘Ali Sami Yen’ do të zhvillohet derbi i qytetit të Stambollit në mes të Galatasaray dhe Besiktas në prani të plotë 50 mijë tifozëve.

Nihad Ozdemir, presidenti i Fedaratës turke të futbollit, ka deklaruar se të gjitha masat e nevojshme kundër coronavirusit janë marrë tashmë.