Në vend të vaksinës injektonin ajër, video skandali që po bën xhiron e botës

Një furtunë polemikash është ngritur në Peru pas denoncimit të mediave për disa raste abuzimi me vaksinat.

Një video amatore e shpërndarë nga gazeta lokale “La Republica” tregon se si një nga mjekët që kishin përgjegjësinë e vaksinimit ndaj një të moshuari nuk po injektonte asnjë sasi vaksine, sepse shiringa ishte praktikisht bosh.

Reklame

I kapur në faj nga personi që xhiron videon dhe që e pyet, mjeku i rikthehet valixheve termike ku ndodhen vaksinat dhe e rimbush, pa kërkuar as falje për ngjarjen me pasoja të rënda.