Në vitin 2019 në vend nuk ka pasur asnjë helmim me ushqim

24

Sistemi për siguri të shqimit është funksional. Vitin e kaluar nuk është evidentuar asnjë helmim, edhe pse janë paraqitur tre raste me 19 persona, kumtoi sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), Zoran Atanasov, duke vlerësuar se rezultatet e këtilla janë solide nëse merret parasysh se në vitin 2017, 21 persona kanë përfunduar në mjekim spitalor, ndërsa viitn e kaluar 35.

Sipas Atanasovit, vitin e kaluar në tre rastet shkaktari nuk është konfirmuar sepse 19 personat e paraqitur kanë pasur simptoma të lehta.

“Në korniza botërore brenda një viti evidentohen nga rreth 600 milionë raste të helmimit me ushqim, ndërsa prej tyre 430.000 përfundojnë me vdekje”, tha Atanasov mes tjerash në takimin me gazetarët.