Në vitin 2019-të, në Maqedoni kanë diplomuar 7.847 studentë

Advertisment

Gjatë vitit 2019-të në Maqedoninë e Veriut kanë diplomuar gjithsej 7.874 studentë, prej të cilëve 4.549 janë femra, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave numri i studentëve të diplomuar në studimet e shkollave të larta dhe fakulteteve në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019-të, në krahasim me vitin 2018-të është rritur për 2.2%.

Reklame

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar 85.5% janë studentë të rregullt, ndërkaq 14.4% janë studentë të çrregullt.

Përqindja e studentëve të diplomuar është 57.7%.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve, 36.5% kanë diplomuar në afat, ndërkaq 63.5% kanë diplomuar pas afatit.

5.845 prej të diplomuarve kanë studiuar në universitete shtetërore, ndërkaq 2.004 në universitete private. Në mesin e të diplomuarve kemi edhe 25 prej fakulteteve fetare.

Në universitetin e Tetovës në vitin e kaluar kanë diplomuar 1.178 studentë.

229 kanë diplomuar për shkenca mjekësore, 220 për juridik, 148 matematiko-natyror, 128 filologjik, 100 ekonomik, 81 filozofik, 75 pedagogjik, 69 biznes-administratë, 49 shkenca të aplikuara, 35 kulturë fizike, 28 art dhe 16 teknologji ushqimore.

Në universitetin Shën Kirili – Shkup në vitin 20019-të kanë diplomuar gjithsej 3.161 studentë.

Disa prej drejtimeve që ka më së shumti studentë të diplomuar në Kiril: 498 studentë kanë diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, 349 të Filozofikut, 317 të Mjekësisë, 289 të Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike, 249 të Filologjikut, 233 të Makinerisë dhe 200 të Fakultetit për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Të tjerat drejtime kanë numër më të vogël të studentëve të diplomuar