Ja sa para kanë kthyer kompanitë nga TVSh-ja

Advertisment

Vitin e kaluar në ekonomi u gjeneruan 397.4 milion euro në bazë të kthimit të TVSH-së për kompanitë, njofton Ministria e Financave. Edhe pse viti 2020 ishte një vit krize, vitin e kaluar kishte kthim më të lartë të TVSH-së si përqindje nga tatimi i arkëtuar bruto krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa pagesa bëhej rregullisht dhe pa ndërprerje.
Vitin e kaluar është realizuar kthim afërsisht prej 34% të tatimit të arkëtuar mbi vlerën e shtuar bruto. Për krahasim, në vitin 2019 është realizuar kthim prej 32%, në 2018 prej 31%, në 2017 prej 28%, në 2016 prej 26% dhe në 2015 prej 28%.

Nëse shikohet në vlerë absolute, vitin e kaluar pavarësisht krizës, u injektua një shumë e lartë e fondeve në bazë të kthimit të TVSH-së ndaj kompanive krahasuar me vitet e mëparshme. Nëse vitin e kaluar është bërë kthim prej 397.4 milion euro, në 2019 kthimi ishte 403.9 milion euro, në vitin 2018 prej 375.8 milion euro, në vitin 2017 / 315 milion euro, në vitin 2016 / 280 milionë euro dhe në vitin 2015 / 283.5 milion euro.

Reklame

Kthimi i rregullt dhe në kohë i TVSH-së ndaj kompanive është me rëndësi të madhe për likuiditetin në ekonomi, sidomos në kohë krize kur qasja në fonde është e kufizuar. /SHENJA/