Në vitin 2021 të mos ketë më koronavirus! Dëshira më e madhe e qytetarëve është të ketë më shumë shëndet (VIDEO)

Të ketë shumë shëndet, kurse problemet që i solli koronavirusi të mbesin në vitin që e lamë pas. T’i harrojmë të gjitha momentet depresive dhe t’i kthehemi jetës normale. Këto ishin dëshirat dhe pritjet e qytetarëve në ditën e parë të Vitit të Ri.

“Më shumë shëndet, për këtë shpresojmë. Të përmirësohet situata me koronavirus. Populli të jetojë lirshëm, ja në mëngjes nuk ka asnjë njeri në rrugë.”

Reklame

“Më shumë shëndet… Të kalojnë këto marrëzira dhe të kemi shëndet, gjithçka tjetër do të vijë.”

“Dëshira ime është të shijojmë diçka më të mirë se kjo… Por, nuk mund të ndryshohet gjithçka brenda natës… Patjetër, të kemi ekonomi më të mirë dhe shpresoj se më në fund situata me Covid të rregullohet dhe se nuk do të jetojmë me stres çdo ditë.”

Covid-19 e goditi ekonominë, por qytetarët janë optimistë se do t’i tejkalojmë edhe këto probleme. Ata presin që këtë vit të marrim datë për çeljen e negociatave me BE-në.

“Shpresojmë që të jetë më mirë, më keq se kjo nuk mund të jetë. Unë shpresoj që të jetë më mirë. Mendoj se do të jetë më mirë.”

“Ky të jetë viti më i mirë, të gjithë të jenë të lumtur, të gjithë të jemi të lumtur në shoqërinë tonë.”

“Pres që të hyjmë në BE në mars 2021.”

“Të jetë më mirë se në vitin e kaluar, për punë, shëndet, për jetë…çdokush pret që të jetë më mirë, do të shohim se si do të jetë.. më shumë punë të ketë, normal, çdokush dëshiron të kemi më shumë punë.”