Në Xhepçisht BESA - BDI, dallimi 10 vota

Në rrjetet sociale fillojnë të rrjedhin rezultatet e para të zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Në Xhepçisht Lëvizja BESA kryeson me 10 vota diferencë. BESA 609, BDI 599. Ajo që vërehet është interesimi shumë i ulët për të dal në zgjedhje nga ana e Xhepçishtasve.

Në zgjedhjet e kaluara BESA ka marë 1019 vota, ndërsa BDI 843 vota, tani numri i votuesve është shumë më i vogël në krahasim me zgjedhjet paraprake.