Nejmar lëndohet lajm i mirë për tifozët e Barcelonës

Ylli i PSZH-së, Nejmar nuk do jetë i gatshëm për sfidën e radhës ndaj Barcelonës në kuadër të përballjeve të para të 1/8 së finales në Ligën e Kampiomëve.

Braziliani në fitoren ndaj Kaenit me 1-0, pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sipas “L’Equipe”, ky lëndim është i shkallës së dytë dhe do ta mbajë jashtë fushe për rreth katër javë.

Nuk është vetëm kjo zhgënjyese sepse Nejmar rrezikon të mos paraqitet edhe në ndeshjen kthyese në “Parkun e Princave” më 10 mars 2021.

 

Ky është lajm mjaftë i keq për PSG-në, skuadër e cila do ta këtë mjaftë të vështirë kalimin në fazën tjetër pa yllin e tyre duke marrë parasysh edhe formën e mirë te Barcelonës.