Nën emocion dhe e dëshpëruar/ Pas humbjes, Merkel nuk mban dot lotët (Video)

Dje ishte një natë e vështirë për Angela Merkel. Kamerat kanë filmuar kancelaren gjermane ditën e sotme, të dëshpëruar për rezultatin humbës në zgjedhjet e së dielës.

Ajo mori pjesë në zgjedhjet e djeshme në selinë e Unionit të Krishterë (Konraus Adenauer Hause) në Berlin së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë.

Merkel me sa duket e ka pasur të vështirë për të mbajtur lotët. Kancelarja në largim mbante një maskë të zezë dhe ishte e vështirë të shihej fytyra e saj e njomur me lot.