Nëna dhe dy vajzat vdesin pas kontaktit me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pukë. Mësohet se një grua dhe dy vajzat e saj kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Njëra prej vajzave ka qenë duke bërë dush kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, motra e saj i ka shkuar në ndihmë por edhe ajo ka humbur jetën.

Sapo mamaja e vajzave ka shkuar te dera e tualetit ka humbur jetën edhe ajo.