Nëna e Shpat Kasapit kërkon nuse për këngëtarin (VIDEO)

Advertisment

Shpat Kasapi ka festuar gjatë ditës së djeshme 35-vjetorin e tij. Së bashku me të ëmën e tij, ata ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku treguan se si po e kalojnë këtë periudhë të izolimit. Por në një moment e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse.

“Kam një dëshirë, që Shpati vitet e ardhshme të dal në emisionet e juaja me një nuse, dëshiroj një nuse” tha nëna e Shpatit. Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj duke thënë “Shohim nuk kemi diçka konkret”.

Reklame

Kujtojmë se edhe në urimet e bëra nga kolegët e tij për 35 vjetorin edhe Gena kishte kërkuar të njëjtën gjë nga Shpati, i cili prej disa kohësh tashmë nuk është pjesë e lajmeve të shoëbizit, për ndonjë lidhje të mundshme.