Nëna Miradije nga Shkupi ka ëndërr të sigurojë një shtëpi për djalin (VIDEO)

Advertisment

Të gjithë kemi ëndërra dhe dëshira në jetë. Zonjës Miradije Shabani nga Shkupi shumica e ëndrrave i janë djegur dhe janë kthyer në ankth, përveç njërëz që vazhdon t’i rri ndezur dhe është e vetmja shpresë që e mban në jetë. Si një nënë e vetme, e divorcuar shumë vite më parë, me shumë vuajtje dhe tragjedi në jetë, e djegur nga vdekja e dy fëmijëve të parë, ajo vazhdon të ketë vetëm një ëndërr, të shkollojë djalin e vetëm, t’ia sigurojë atij një strehë dhe të mos e lërë të përjetojë në jetë vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar nëna e tij.

Miradije Shabani

Reklame

“Djalin e kam të suksesshëm, më i mirin ë shkollë e kanë zgjedh. Unë ju lutem të del ndonjë musliman, vetëm një strehe, një dhomë për djalin tem me e mar, tjetër prej Allahut nuk dua. Vetëm djalin ta drejtoj, të ketë vend për të mësuar, se këtu ku jam te nëna as vend s’ka për të mësuar, baba i paralizuar, një njeri i sëmurë, djali krejt me një qosh ka mësuar dhe më i mirin në shkollë është zgjedhur”.

Prindërit dhe vëllau i saj e kanë strehuar për shumë vite, ndërsa bashkë me familjarë të tjerë e kanë mbështetur në shumë mënyra për të rritur dhe shkolluar djalin. Por sot, në shtëpinë dy dhomëshe qëndrojnë prindërit e Miradijes, njëri prej të cilëve i palëvizshëm dhe në dhomën tjetër vëllau i martuar. Ajo thotë se nuk dëshiron të ju bëhet barrë prindërve dhe vëllaut të cilët e kanë mbështetur deri këtu, ndërsa nuk mund ta sheh më tepër djalin duke flejtur e mësuar në korridor. Më herët ka punuar zonja Miradije ka punuar punë të ndryshme për të siguruar kushtet elementare, por sot edhe asaj i është përkeqësuar shëndeti.

 

Miradije Shabani

“Krejt teshat i kam jashtë, me najllona të mbuluar. Kur bie shi, unë këndej qaj, sepse të gjitha I kam mar me punë dore duke punuar, djalin e kam rrit vetë. Krejt Serova më njef, krejt Shkupi më njeh çfarë njeriu jam, port ash më skam fuqi as për punë, as për asgjë. Ju lutna vetëm një dhomë djalit dhe të më ndihmojë dikush ndihmën sociale ta siguroj për ta ushqyer djalin…Rike djali me një qosh, telefonin krejt të thyer, me ato kushte, ja ua tregoj tabllën më i mirin në shkollë është zgjedhur. E ka shumë merak mësimin dhe ishallah bëhet i hajrit edhe për mua edhe populli t’ia sheh hajrin, sepse është i suksesshëm”.

Lumturia e parë në jetën e zonjës Miradije Shabani kishte zgjatur shumë shkurt, pasi vajza i kishte vdekur shumë shpejt pas lindjes. Më pas ajo kishte humbur dhe djalin tetë vjeçar në një tragjedi në Liqenin e Treskës. Fëmija i tretë, që tani është në shkollë të mesme ka mbetur shpresa e fundit jo vetëm për nënën e tij, por ajo thotë se çdo ditë lutet që djali i saj të arrijë një ditë të ju bëhet krah nevojtare të tjerë. Kjo nënë thotë se vendimi më i vështirë në jetën e saj ka qenë për t’iu drejtuar opinionit pasi nuk ka dashur ta bëj të ndjehet keq djalin e saj, por fatkeqësitë e kanë sjellë buzë greminës dhe humanizmi i të tjerëve ka mbetur shpresa e fundit për të shpëtuar, siç shprehet ajo, të paktën djalin nga kjo fatkeqësi.

Miradije Shabani

Mua edhe dy fëmijë më kanë vdekur, andaj kush do t’më sheh ma di rastin krejt, por unë hajt mos të dal në televizor, mos ta turpëroj djalin, por është kufiri i fundit. Teshat më kanë ngelur lartë, ndërsa djali s’ka ku të mësojë.

Nga kjo familje u ndamë me urata që mos të kalojnë edhe një dimër në këto kushte, ndërsa zonja Miradije u kundërpërgjigj me lutjet: Mos e sprovoftë Zoti asnjë nënë me këto dhimbje!

Kontakti: Miradije Shabani 072 / 732 – 233