Nënshkruhet koalicioni ndëmjet ASH dhe Alternativës

Advertisment

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi tashmë kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor mes këtyre partive. krerët e partive njoftuan se moto e këtij koalicioni do të jetë “Shtet për të gjithë”.

I pyetur për dështimin e koalicionit trepalësh, kreu i ASH-së tha se oferta ka qenë e njëjtë për të gjithë dhe se Lëvizja Besa ka vetë përjashtuar veten nga ky koalicion.

Reklame

“Ne nuk do ti japim kontribut kësaj teme. Ofertat që e ka nënshkruar z.Gashi ka pasur brenda koalicionin trepalësh ndërmjet Aleancës Besës dhe Alternativës. Firmën që kam vënë unë ka pasur brenda koalicionin trepalësh. Ato që e vetë përjashtuan veten ne i urojmë suksese gjithashtu”, pohoi mes tjerash Sela.

Ndërsa kreu i Alternativës, Afrim Gashi tha se zgjedhjet e 12 prillit për shqiptarët e Maqedonisë paraqesin referendum ku do të vendoset nëse janë për ndryshim.

“12 prilli mund të jetë ditë e zakonshme për komunitete e tjera, por për shqiptarët e Maqedonisë është referendum për ndryshim”, tha Gashi.