Nënshkruhet marrëveshja, e konfirmojnë Albin Kurti e Isa Mustafa

Advertisment

Është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjse dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Këtë e kanë konfirmuar krerët e të dyja partive, Albin Kurti I VV’së dhe Isa Mustafa I LDK’së, në një konferencë për media.

Reklame

“Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e kuvendit të kosovës në të cilën dop të zjgehdim qeverinë e re. Ne sot u tkauam me kryetarin e ldk së professor isa mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjqsive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti.

“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërish në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa