Nëntë të vd ekur pas rr ëzimit të një helikopteri të ushtrisë turke

Advertisment
HTML Image as link

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarët në bord dhe duke lenduar katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes.

Helikopteri u r rëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.

Reklame

Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.

Helikopteri ushtarak, i tipit Cougar, ishte nisur për në Tatvan nga provinca Bingol. Ky helikopter u zhduk nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ushtarët e lënduar janë evakuuar për në një spital, thanë autoritetet turke.