Nëse dëshironi të humbni peshë, konsumojeni këtë çaj

Advertisment

Nëse këtë çaj e pini në mbrëmje, do të flini me ndjenjën e ngopjes, madje edhe nëse nuk keni ngrënë asgjë

Me të drejtë ky çaj quhet dhuratë për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm.

Reklame

Të gjithë përbërësit e këtij çaji janë natyralë, ndërkaq karakteristikë kryesore e tij është që ul apetitin.

Nevojiten:

gjysmë litri ujë, 1 lugë xhenxhefil të grirë në rende, 2 fletë dafine, gjysmë luge të vogël fara qimjoni, gjysmë luge kanellë

Përzieni të gjithë përbërësit, pos kanellës, dhe zieni rreth gjysmë ore.

Hiqeni nga zjarri, shtoni kanellën dhe lëreni 5 minuta të ftohet.

Zieni një litër çaj apo më shumë, përnjëherë, pastaj e nxehni kur dëshironi ta konsumoni.

Shija e çajit varet nga sasia e përbërësve të cilët i shtoni. Kanella i jep çajit aromën dhe nëse e doni këtë shije, lirisht shtoni më shumë kanellë.

Fletët e dafinës shtoni me kujdes, sepse nëse e teproni, çaji mund të jetë tepër i fortë.

Kushtoni kujdes vetes dhe bëhuni të shëndetshëm!