Qytetarët që hyjnë në Maqedoni nuk kanë pse të shkojnë në karantinë shtetërore, nëse kanë një dëshmi negative nga koronavirusi.
Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë para hyrjes në shtet. Nëse është negativ, në vend të një karantine shtetërore, pasagjerët do të shkojnë në izolim të detyrueshëm shtëpiak.