Nëse mbajmë distancë sot, mund të përqafohemi sërish nesër!

Enida Vërça

Covid 19 ka skuqur hartën e globit dhe duket sikur njerëzimi është i pafuqishëm për t’u përballur me këtë grip, i cili sipas ekspertëve në rastin më të mirë të lë pasoja të lehta, si dhe në rastin më të keq të pret biletën për në botën tjetër.

Reklame

Vetëm pak javë më parë, ky virus dukej shumë larg, por sot ai është kaq pranë dhe ne mund ta luftojmë atë me rregulla strikte. Duket si një ëndërr e keqe, që të gjithë presim një mëngjes të zgjohemi dhe të tregojmë se si qenia njerëzore luftoi me diçka të padukshmen. Por, është shumë herët për atë zgjim, duket i largët, pasi betja sapo ka nisur dhe ka raunde për të fituar luftën. Ashtu si shumë vende të ballkanit, rajonit dhe europës, Shqipëria ka ngrirë dhe bashkë me të edhe jetët tona. Sot janë 37 jetë, të prekur nga koronaviursi (1 viktimë) dhe nga dita në ditë mes ankthit dhe frikës presim numra të tjerë që të shtohen. Këto 37 jetë, janë prindërit, gjyshi, miku i dikujt, por nesër mund të jetë edhe i imi edhe i joti. Specialistët e fushës deklarojnë se piku i rasteve pritet në dy javët e ardhshme, duke e shtuar edhe më shumë pasigurinë për jetën.

Të nodhdur në këto kushte, referuar edhe këshillave të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, këtë armik mund ta lufojmë me vetëizolim dhe përgjegjshmëri. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi shpresë për një të nesërme. Mund të jetë ajo që lamë para se ky virus të hynte në dyert e hapura të shqiptarëve. Sigurshit, është e vështirë, sepse jeta jonë ka ndryshuar 360 gradë. Por a kemi rrugë tjetër? Jo! Ndonjëherë duket e pabesushem të vish nga puna dhe të mos kesh mundësi të përqafosh bashkëshortin/en, ashtu siç bëje dikur. Nëse dikur të thoshte: ‘A u lodhe?’ Sot të thotë : ‘A je dizinfektuar?’. Është e vështirë të mos e puthësh me një frymë fëmijën tënd, sepse jeta e tij është mbi çdo dëshirë tënde. Po aq e vështirë është të dëgjosh, nipin apo mbesën në derën tjetër duke qarë, sepse është mësuar me ty mbrëmjeve dhe t’i nuk e përshëndet dot, sepse dyshon të vetja jote.

Është e tmerrshme, kur kalon në pragun e shtëpisë së prindërve të tu dhe nuk i përqafon dot, sepse ke shëtitur pak më shumë se ç’duhet dhe mund të jesh infektuar tek- tuk. Është e papranushme, që të ruash distancën me ta, por nëse ne e bëjmë këtë gjë sot, mund të pëqafohemi sërish nesër, pasnesër dhe në çdo ditë të jetës sonë.

Nëse ne sot, qëndrojmë në banesat tona (dhe pse pjesa më e madhe popullisë sonë, nuk përballonë dot shpenzimet e muajit pa asnjë ditë mungese në punë) ne mund të triumfojmë. Nëse ne sot kufizojmë lirinë tonë, mund të fitojmë për veten, familjarët dhe shoqërinë. Në fund të fundit, lira njerëzore nuk është vetëm çështje private, në shumë raste është edhe çështje publike.