‘Nëse plotësohen këto dy kushte’/ Befason eksperti italian: Koronavirusi zhduket për dy minuta

Advertisment

Teorive jo të pakta se virusi në vërë do të dobësohet nga temperaturat e larta, i shtohet sot edhe një deklarate e dhënë nga eksperti italian, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë.

Për disa nuk do të ndryshojë asgjë për sa i përket përhapjes së koronavirus, për të tjerë mund të rrimë më të qetë.

Reklame

Valter Ricardi, këshilltar i ministrit italian të shëndetësisë, Speranca ka thënë sot për mediat italiane se i ngrohti dhe lagështira mund të zhdukin virusin.

Në një intervistë për La Stampa, Ricardi mbështetet tek një studim i 24 prillit të prezantuar nga nënsekretari për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas këtij studimi, në një ambient të mbyllur me një temperatura 24 gradë dhe me një lagështirë prej 20 për qind virusi mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me 35 gradë dhe me 80 për qind lagështirë, jetëgjatësia e tij nuk është më shumë se një orë.

Por nëse flasim për ambjent të hapur, në diell, mjafton një temperaturë prej 24 gradësh dhe i njëjti nivel lagështire që virusi të zhduket për dy minuta.

Ai pranon se kjo nuk do të thotë se virusi nuk do të jetë në qarkullim, përkundrazi, virusi do të qarkullojë dhe ne duhet të bëjmë shume kujdes, por vera do të ndihmojë.

Ai jep disa këshilla për italianët, se si duhet të sillen gjatë fazës së hapjes, në kohen që mund të takojnë familjarë, veçanërisht më të moshuar.

Ai këshillon shmangjen totale të prekjeve dhe kontaktin e afërt, mbajtjen e maskës dhe ruajtjen me fanatizëm të distancës.

“Sapo të hyni në banese lani mirë duart”, thotë ai, duke shtuar se “në një dhomë prej 30 metrash katrorë mirë është të mos qëndrojnë më shumë se katër persona”.

Duke u ndalur në debatin për maskën, ai thotë se ajo duhet detyrimisht në ambient të mbyllur dhe aty ku nuk keni mundësi për distancë sigurie, ndërsa në rrugë, apo hapësira të mëdha, jo doemos, por gjithsesi duhet ta keni me vete, për çdo rast.