Nesër bëhet dezinsektimi në komunën e Tetovës, ja në sa ora

Advertisment

Me datë 08.05.2020 (e premte) Komuna e Tetovës do t’a realizoj dezinsektimin e parë nga toka në territorin e komunës së Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 21:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira klimatike.

Reklame

Për dezinsektim do të përdoret KULFAK 50 EC i tretur në bazë të prospekteve për përdorim të prodhuesit, edhe atë 40 ml / 1 l.

Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe mos largim të bletëve nga vendi i tyre 5-6 orë pas trajtimit të territorit.