Nesër hyrja në të gjitha tribunat e stadiumit do të jetë FALAS!

KF Shkëndija është klub që në plan të parë ka përgjegjësinë shoqërore, dhe vlerat e emocionet pozitive të cilat futbolli gjithkund i ofron!

Me këtë rast, e ftojmë gjithë publikun futbolldashës nga shteti dhe rajoni më i gjerë, që të jetë i pranishëm në derbin e ditës së diel në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, që bashkërisht ta shijojnë këtë derbi si futbolldashës të denjë, por assesi jo në formë të organizuar nga grupe të vogla, me mendësi dhe skenar euforik të ulët, me fjalor të urrejtjes që mund të nxit edhe dhunë, pa mos kalkuluar mirë pasojat e mundshme negative shoqërore që nuk përjashtojnë as ndonjë epilog të mundshëm tragjik. Këto lloje të tentativave të organizuara asnjëherë nuk do të gjejnë përkrahjen dhe asnjëherë nuk do të lejohen nga KF Shkëndija.

Reklame

Sigurisht në rend të parë ftesa u drejtohet tetovarëve dhe Ballistëve, që janë të dëshmuar si mikpritës, që t’i japin përkrahje klubit të tyre të zemrës.
Njoftojmë të gjithë ata që e kuptojnë futbollin dhe e duan atë për vlerat që ka dhe që promovon, ta ndjekin këtë derbi, jo në rrjetet sociale, por në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, duke treguar respekt dhe mirësjellje për secilin që do të jetë prezent, virtyte këto që futbolli i promovon në botën moderne.
Me këtë rast njoftojmë tifozët se hyrja në të gjitha tribunat e stadiumit do të jetë FALAS!