Nesër kthehet ftohti në Maqedoni, ja sa shumë pritet të bien temperaturat

Advertisment

Moti sot në mbarë vendin është me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për breshër. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, e cila nga fundi i ditës përgjatë Vardarit do të ndryshojë në drejtimin verior. UV=7.

Ndryshim edhe më i madh pritet gjatë ditës së nesërme. Do të ketë rënie të temperaturave deri në 8 gradë, kurse maksimumi nuk do të kalojë 16 gradë, si dhe do të ketë më shumë reshje shiu.

Reklame

Moti do të stabilizohet të premten dhe të shtunën kur temperaturat do të shkojnë mbi 20 gradë, kurse të dielën pritet reshje të reja shiu edhe pse temperaturat do të jenë pak më të larta.

Në dhjetë ditët e ardhshme parashikohet mot i freskët dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kthim të temperaturave të larta mbi 30 gradë, siç patëm ditët e kaluara.