Nesër në Tetovë organizohet marsh i madh protestues

Advertisment

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, sot nëpërmjet një konference për shtyp paralajmëroi marshin e madh protestues në Tetovë. Marshi do të fillojë në ora 14:00, nga sheshi Iliria deri te Monopoli dhe anasjelltas, njofton Albanews24.

“Këshilli Organizativ tash e sa kohë është duke zhvilluar protesta të suksesshme vetëm e vetëm për të parandaluar zhvatjen e qytetarëve nga MEPSO, ELEM, KRRE dhe EVN. Sot ka një kontradiktë të qartë midis faturave të larta rrymës elektrike dhe xhepit të varfër të qytetarëve. Ata janë dhuna në interes të oligarkëve, ata janë dhuna pushtuese e xhepit. Ata janë dhuna e propagandës dhe reklamës. Ata janë dhuana që prodhon çdo ditë dëshpërim te qytetarët. Ata janë despotë, hajdutë dhe pronar, por le të dimë një gjë vullneti çelik i popullit do të jetë tregues i fuqisë së brendshme që do të çlirojë qytetarin nga ngulfatja e faturave të pa përballueshme”, u prononcuan nga Këshilli Organizativ.

Reklame

Ndër të tjera ata treguan se kanë marrë mbështetje edhe nga disa partive politike dhe se pritet që mbështetja të zgjerohet deri te të gjithë partit tjera.

“Tashmë takimet me koordinatorët e grupeve parlamentare kanë rezultuar të suksesshme, por ky, deklarojnë ata, nuk është triumfalizëm, për aq kohë sa kërkesat e tyre nuk do të pranohen. Nëse do të vazhdohet me avazin e mos përfilljes së kërkesave, paralajmëruan ata, së bashku me qytetarët do të vazhdojnë të protestojmë dhe do t’i bllokojnë të gjitha rrugët deri në pranimin e të gjitha kërkesave.” thonë ata.

Protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Deri më tani ka pasur reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdhën edhe protestat e njëpasnjëshme, në tërë territorin e Maqedonisë.

Kërkesat e Këshillit organizativ kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike:

 

Konferencë për shtypKëshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

Gepostet von Albanews24 am Donnerstag, 8. Oktober 2020