Nesër një valë e re e lagësht me reshje të mëdha shiu

Advertisment

Nën ndikimin e një vale të lagësht, nesër në orët e pasdites do të ketë reshje shiu në pjesët perëndimore, të cilat do të intensifikohen gjatë natës dhe do të përhapen në zona të tjera.

Siç paralajmëron DPHM, do të ketë reshje më të mëdha në pjesët veriperëndimore, mbi 30 litra për metër katror.

Reklame

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të premten kur do të ndiqen lokalisht me paraqitje të bubullimave. Më pas vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes.

Temperaturat nesër do të lëvizin nga minimumi katër gradë në mëngjes deri në maksimum 25 gjatë ditës.