Nesër rikthehet Champions, UEFA prezanton topin e ri

Ditën e nesërme rikthehen emocionet e Champions League, pas afro gati dy muajsh pauzë. Pas përfundimit me sukses të fazës së grupeve, radhën e kanë ndeshjet me eleminim direkt, çka e bëjnë më të bukur kompeticionin.Siç e do zakoni, një ditë para se të startojnë ndeshjet, UEFA prezanton topin me të cilin do të luhen sfidat e kësaj faze. Ky vit përkon dhe me 20-vjetorin e krijimit të topit me “yll’ të dizenjuar, i cili ka plot dy dekada që është bërë pjesë e futbollit.

Përmes një postimi në “Instagram”, UEFA ka prezantuar kështu klubeve dhe tifozëve topin e ri, i cili është me të vërtetë i veçantë. Kujtojmë që finalja këtë vit do të zhvillohet në Stamboll, e cila në fakt ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për këtë vit nga pandemia e koronavirusit.