Nesër shpërthim në rrugën Kërçovë-Ohër

Në magjistralen Kërçovë – Ohër nesër do të ketë minim të rrugës në periudhën prej orës 15 deri në ora 16:30 me qëllim të hapjes së trasave të reja për rrugë, njoftojmë nga AMCM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht me lagështirë, në vende ku ka sasi të borës ose akuj intervenohet nga ekipe të “Rrugët e Maqedonisë”.

Reklame

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.