Nesër skadon afati për mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete

Nesër skadon afati për mbajtjen e obligueshme të pajisjeve dimërove nëpër automjet, e cila ishte vendosur më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.

Komunikacioni nëpër vendet urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.