Nesër takohen Pendarovski dhe Ahmeti

30

Burime partiake nga BDI thonë për A1on se kryetari Stevo Pendarovski do të takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Detaje nuk janë dhënë sa i përket takimit. Paraprakisht takim me Pendarovskin kishte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me të cilin piu kafen presidenciale.

Edhe pse Pendarovski premtoi që do të komunikojë me opozitën dhe do të konsultohet me ata, deri më tani nuk ka njoftim që do të realizohet ndonjë takim më liderin e VMRO-së, Hristian Mickoski. VMRO i pranoi rezultatet dhe mori pjesë në inagruimin. Se a do të vjen deri në relaksimin e marrëdhënieve në shtet dhe cilin rol do ta luaj Pendarovski në këtë pjesë, pritet të shihet së shpejti. Ditët ne vijim janë kyçe për miratimin e Ligjit për Prokurorinë publike dhe për fatin e PSP-së.