Nesër thirret mbledhja e KSI në Maqedoni, a do të kufizime të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se nesër Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të mbaj mbledhje në të cilën pritet të rishikohet situata epidemiologjike në vend.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha për Alsat se ende nuk dihet për çfarë masa të reja do të bëhen rekomandimet, por se të gjitha mundësitë janë të hapura. Që në mëngjes nëpër mediat elektronike qarkullojnë informacionet jo zyrtare se pritet të shtohet kufizimi i lëvizjes së lirë.

Reklame

Sipas portalit Faktor, po planifikohet aplikimi i orës policore prej orës 17:00 pasdite deri në ora 05:00 e mëngjesit të nesërm dhe kjo masë pritet të hyjë në fuqi nga dita e premte deri të hënën e javës së ardhshme, bëjnë të ditur burime qeveritare për portalin Faktor.

Pra ora policore do të zgjatet çdo ditë nga ora 17:00 deri 05:00 dhe jo si deri më tani që është nga ora 22:00 – 05:00. Sipas portalit, po mendohet edhe mbyllje e plotë nga dita e premte deri të hënën në mëngjes, nga shqetësimet e rritjes së infektimeve me COVID-19, përcjell INA.