Nesër vendoset për ‘karantin’ eventual për Bajram

Advertisment

Qeveria nuk ka diskutuar sot për ndryshimin e orës policore gjatë kësaj fundjave.

Por, nga ekzekutivi njoftojnë se nesër do të merret vendim për izolim të mundshëm gjatë festës së Bajramit.

Reklame

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kjo varet nga vlerësimet e Komisionit të sëmundjeve ngjitëse.

Gjatë takimin të nesërm do t’i kemi parasysh edhe festat që janë në këtë fundjavë, kështu që nesër do ta dimë definitivisht vendimin për masat e lëvizjes së lirë për këtë vikend- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe tha se sipas anketave epidemiologjike përhapja më e madhe e virusit korona së fundmi është bërë nga tubimet private dhe manifestimet e vogla familjare në Shkup dhe Tetovë. Izolim masiv u bë në një familje në Çair.

Izolimi i fundit në numër të madh ishte nga Komuna e Çairit, 20 persona janë izoluar për shkak të një tubimi familjarë, megjithatë këtu bëhet fjalë për të gjithë ata që ishin në vetë izolim, të cilët kishin treguar simptome të diagnostikuara- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Kreu i shëndetësisë tha se beteja e parë me CoVid-19 u fitua, por jo edhe lufta. Filipçe gjithashtu njoftoi se personelit mjekësor t’u jepet dhuratë 20% e pagës së tyre bazë për dy muajt e ardhshëm.

Qeveria nga sot vendosi që transporti publik për pasagjerët në Komunën e Kumanovës të filloj me qarkullim brenda qytetit, si dhe transporti ndër urban. Gjithashtu, me kërkesë të Komisionit për sëmundje ngjitëse u vendos që pas karantinës shtetërore prej 21 ose 14 ditësh për qytetarët e riatdhesuar, mos të vazhdohet izolimi shtëpiak edhe për  javë të tjera.