Nesër zgj idhet kryetari i degës së ASH në Tetovë, ja kush janë kandidatët

Aleanca për Shqiptarët nesër do të zgjedh kryetarin e degës, post që ka ngelur pa u plotësuar që prej largimit të Altrim Mamutit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2020.

Sipas burimeve të portalit “tetova1” gara për ta marë nën udhëheqje degën më të rëndësishme në Maqedoni do të zhvillohet ndërmjet Muzafer Etemit me profesion aktor dhe juristit Gadaf Uzairi që në të kaluarën ka qenë aktiv në Unionin e studentëve në UT.

Nëndegët e ASH-së që janë pjesë e komunës së Tetovës do të duhet vendosin ndërmjet këtyre dy kandidaturave dhe fituesi do të ketë një sfidë të madhe në riorganizimin e strukturave dhe mobilizimin e anëtarsisë që sa më të gatshëm të jenë për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në muajin tetor ku pritet të jetë një garë e madhe ndërmjet kandidatit të ASH-së dhe të BDI-së për të udhëhequr me Komunën e Tetovës gjatë 4 viteve të ardhshme.
/tetova1/