Netanyahu i falenderon aleatët, Amerika e Shqipëria të parat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin në Lindjen e Afërt karshi konfliktit të dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen, raporton Express.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi kryeministri izraelit në Twitter.

Reklame

Te infektuar: 106.843 Sheruar: 99.455 Vdekur: 2.223

Netanyahu i falenderon aleatët, Amerika e Shqipëria të parat

Lajme
Gazeta Express16/05/2021 10:56
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin në Lindjen e Afërt karshi konfliktit të dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen, raporton Express.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi kryeministri izraelit në Twitter.

Lexo Edhe:
Vuçiq nesër takohet me Jens Stoltenberg, diskutohet per misionin e NATO-s në Kosovë

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli “do të vazhdojë të hakmerret me forcë” ndaj sulmeve raketore të Hamasit.

Reklamë

Të paktën tre palestinezë u vranë në sulmet e sotme ajrore nga forcat izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa ekstremistët e Hamasit po vazhdojnë ta godisnin Tel Avivin duke i detyruar qytetarët të zhvendosen, raporton BBC.

Komuniteti ndërkombëtar u bëri thirrje të dy palëve për ta ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu shqetësim mbi situatën aktuale në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas dje.