New York mendon për kufizimet e para të reja: Restorantet do të punojnë me shërbimin ‘merre me vete’

Advertisment

Kryetari i qytetit të New Yorkut, ka kërkuar lejen e shtetit për të vendosur urdhra të rinj bllokimi në nëntë lagje të Brooklynit dhe Queensit.

Këto dyja aktualisht janë duke përjetuar rritje të numrave të testeve që po rezultojnë pozitive për coronavirus, raporton BBC.

Reklame

Kjo do të nënkuptojë urdhri i parë i bllokimit në shtet, të cilat vijnë vetëm pas një muaji që iu lejua restoranteve të pranojnë klientë edhe në ambiente të mbyllura.

Sipas kryetarit, Bill de Blasio, mbyllja do të prekë 500 mijë njerëz që jetojnë në këto dy lagje njujorkeze.

Kjo do të detyrojë bizneset jo-thelbësore të mbyllen, restorantet të kthehen me shërbimet ‘merre me vete’ dhe nxënësit të vijojnë mësimin online.

Ndryshe, qyteti i New Yorkut deri më tani ka regjistruar mbi 251 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 23852 njerëz. /Telegrafi