Nexhmedin Spahiu: Miku anglez më tha që shqiptarët janë qesharakë e budallenj në idenë për kombin

75

Publicisti i njohur nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilin rrëfen një bisedë që e kishte pasur me një mik të tij nga Anglia.

#

Miku anglez thuhet t’i ketë thënë Spahiut “pse nuk po i lë rehat shqiptarët në mendimin e vet të gabuar për kombin”.

Më tej, po i njëjti kishte shtuar “Bota ka nevojë edhe për ata që duken qesharakë me budallallëkun e tyre.”, transmeton Periskopi.

Por, Spahiu i kishte thënë atij se “bëhej fjalë për popullin e tij” duke nënkuptuar se nuk mund ta linte të gabonte në këtë rast.

Kujtojmë se Nexhmedin Spahiu ka sfiduar qe dy dekada idenë e kombit shqiptar duke potencuar se Kosova tashmë është komb i pavarur. Më tej, mitrovicasi beson që ideja e kombit te shqiptarët është e vjetruar dhe jopërparimtare.

Më poshtë e keni të plotë shkrimin e tij:

Pse nuk po i le shqiptarët rehat në mendimin e vet të gabuar për kombin- më tha një mik anglez që e flet shqipen. Bota ka nevojë edhe për ata që duken qesharakë me budallallëkun e tyre. I thashë se do të zbavitesha me këtë budallallëk sikur mos të ishte fjala për popullin tim.