Neymar bën lëmsh merkaton, i shkel syrin Milanit

Advertisment

Naymer është padyshim një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Ndaj brazilianit ka një interesim të vazhdueshëm nga Real Madridi, Barcelona apo edhe Juventusi në Serinë A.

Megjithatë, ka qënë vetë Neymar, i cili në një rrëfim të gjatë për “Globoesporte” ka bërë “lëmsh” gjithë merkaton.

Reklame

Braziliani rrëfeu se do të dëshironte të luante përkrah legjendave si Zinedine Zidane dhe Romario, teksa ka pohuar se kërkon të luajë të paktën një herë me Zlatan Ibrahimovic, duke i shkelur në këtë mënyrë syrin Milanit.

Ai tha:

2019 ishte një vit i vështirë në çdo kuptim, profesionalisht dhe personalisht, pati shumë mësime dhe ndryshime. Shpresoj për një vit më të mirë në vitin 2020. Qëllimi im është të fitoj sa më shumë që të mundem me Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Brazilit. Duhet të arrijmë në finalen e Champions League, të fitojmë Kupën e Amerikës dhe kërkoni sfida të reja. Idhujt e mi ishin Romario dhe Zidane. Më pëlqen të luaj me Zlatan Ibrahimovic.”

Kuqezinjtë po ndryshojnë pronar dhe pritet të bëjnë investime të rëndësishme së shpejti, ndaj ardhja e Neymar do ishte një mundësi.

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bernard Arnault, pronar i Louis Vuitton dhe i shumë bizneseve të tjera mund të blejë aksionet e kuqezinjve dhe natyrisht investimet do ishin të fuqishme.