Neymari zyrtarisht te PSG-ja deri në vitin 2025

Neymari ka nënshkruar kontratë të re me Paris Saint-Germainin. Kontrata e re do ta lidhë atë me skuadrën franceze deri në vitin 2025, ka konfirmuar klubi të shtunën.

Braziliani kaloi te skuadra e Ligue 1 nga Barcelona në vitin 2017 për shumën e 222 milionë eurove.

Reklame

Skuadra franceze ka treguar paraqitje dukshëm më të mira që prej ardhjes së tij dhe e ka dominuar futbollin francez. Ka pasur suksese edhe në Evropë qëkur braziliani u transferua para katër vjetësh.

“Është kënaqësi e madhe ta vazhdosh aventurën te Paris Saint-Germaini”, i ka thënë Neymari faqes zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të madh dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjërat që më bën të besoj edhe më shumë në këtë projekt të madh. Këtu jam rritur shumë, si njeri dhe si lojtar po ashtu. Kështu që jam shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës dhe shpresoj të fitojë shumë trofe këtu”, ka theksuar sulmuesi brazilian.

“Jam shumë krenar ta shoh Neymarin që nënshkruan kontratë afatgjate, deri në vitin 2025, me familjen e Paris Saint-Germainit, tifozët të cilët ai do t’i mahnitë. Jemi shumë të lumtur ta shohim atë si pjesë e projektit edhe për disa vjet”, ka thënë Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

29-vjeçari ka luajtur mbi 100 ndeshje për “Les Parisiens” qëkur u transferua për 222 milionë euro nga Spanja në Francë.