Neziri: Anketat thonë se BDI do jetë vendimtare për formimin e qeverisë së ardhshme

Advertisment

Në zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut për herë të parë në garën për kryeministër është një kandidat shqiptar.

Kandidati u prezantua nga BDI, Naser Ziberin. Neziri, u shpreh se shumica parlamentare zgjedh kryeministrin.

Reklame

“Ajo që paralajmëron tani BDI-ja është këmbëngulje dhe kërkesë për kompromis të kryeministrit të ardhshëm, kuptohet nëse rezultatet do ta favorizojnë një gjë të tillë”, u shpreh ai.

Sa i përket fuqisë politike shqiptare, Xhelal Neziri thotë se asnjë parti maqedonase nuk mund të bëjë qeveri pa shqiptarët. Sipas Nezirit duke ju referuar anketave të fundit BDI-ja do të jetë vendimtare për formimin e qeverisë së ardhshme. /ina-online/