Neziri: Askush nuk mund ti asimiloj shqiptarët e Velesit

Advertisment

Shqiptarët që jetojnë në disa qytete të Maqedonisë qëndrore herë pas here kanë përjetuar tmerr nga kërcënimet e huliganëve maqedonas.

Ish reservist të ushtrisë maqedonase që në vitin 2001 kanë luftuar kundër UCK-së, kanë tentuar të maltretojnë familjet shqiptare që jetojnë në Veles duke iu kërkuar atyre që t’i braktisin shtëpitë e tyre sepse nuk ka vend për shqiptarë në këtë qytet.

Reklame

“Nuk do guxojë më që kushdoqoftë të tmerrojë shqiptarët e t’i kërcënojë ata se duhet ta lëshojnë Velesin ose qoftë edhe një pëllëmbë të tokës së tyre. Shqiptarët edhe në Veles por edhe në çdo vend tjetër janë autoktonë dhe nuk janë qiraxhinj, prandaj unë i siguroj të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh se çfarë bashkësie etnike janë, se presioneve të tilla që kanë ndodhur në të kaluarën u ka ardhur fundi”, tha Bekim Neziri, kandidati për deputet i BDI-së në zonën numër 3.

Neziri ka theksuar se me BDI-në në qeveri dhe me deputetin e parë shqiptarë të fituar në njësinë numër 3 do të rritet siguria për të gjithë shqiptarët dhe qytetarët tjerë.
“S’ka më kërcënime. Me BDI-në në pushtet dhe me rolin tonë vendimtar në Ministrinë e Punëve të Brendëshme iu garantoj se as qerpiku nuk do t’i mungojë shqiptarëve në këto anë”, tha Neziri.

Në të kaluarën shumë familje brenda qytetit të Velesit është dashur që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen në Shkup ose Tetovë, sepse politika fatkeqe maqedonase ka qenë e egër ndaj atyre pak shqiptarëve që jetojnë në pjesën e Maqedonisë qëndrore e lindore.

Partitë maqedonase, qoftë ajo nacionaliste VMRO DPMNE por edhe LSDM, që u proklamua si më liberale, nuk treguan aspak mëshirë në tentimin për të asimiluar shqiptarët ne Veles. Kur mendohej se LSDM me Zoran Zaevin do të “siguronte jetë për të gjithë”, ëndrra e tillë u shkatërrua me provokimet e njëpasnjëshme dhe presionet e shumta që shqiptarët e Velesit dhe fshatrave për rreth të asimilohen ose të largohen prej shtëpive të tyre.

Nuk mund të sjellë jetë për të gjithë ai i cili me çdo kusht kërkon që edhe shqiptari mos të ketë jetë të barabartë si të tjerët. Nëse ua ngushton frymën këtyre banorëve duke i lënë pa siguri, pas arsim e pa kushte elemenatre për jetë, atëherë s’ka si të kuptohet ndryshe përveç se tentim për t’i asimiluar këta shqiptarë autktonë.

Banorët shqiptarë të Velesit nuk mund të harrojnë aq lehtë të kaluarën e tyre, sepse pikërisht përvojat e hidhura i kanë mësuar shumë gjëra të cilat sot duhet t’iu shërbejnë si frymëzim për të inicuar procese në dobi të këtij populli.

Shqiptarët e kësaj ane, nuk guxojnë të harrojnë përndjekjet dhe malltretimet e formacioneve paramilitare sllave gjatë 2001-it, aq më pak parullat se vetëm shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë, ose dhoma gazi për shqiptarët.

E kaluara i ka mësuar e po iu pëshpërit në vesh ç’do ditë që mos të harrojmë djegien e shtëpiave dhe vjedhjen e bagëtive të belgtorëve shqiptar gjatë konfliktit të vitit 2001, apo vrasja e të riut shqiptar në fshatin Reshtan, për të vetmen arsye sepse fliste shqip dhe ishte shqiptar.

Politikat shoveniste të të dy blloqëve maqedone, vazhdimisht kanë punuar për mbylljen e shkollave shqipe në këto vise, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta bëjne po të njëjtën, por pas viti 2001-it kanë hasur në një shkëmb të fortë e mburojë e shqiptarëve kudo që janë pasi me BDI-në e dalë nga UÇK-ja, planet dhe matematikat e maqedonasve u shkatërruan e do të shkatërrohen tërësisht.

“Shqiptari nuk mund të asimilohet. Ai ku do që të jetë është shqiptarë. S’ka mundur të na asimilojë asnjë pushtues, e nuk mund ta bëjnë as maqedonasit sepse qëllimet e tyre u mposhtën me luftën e ndershme të UCK-së në vitin 2001. Luftuam që krenar e me dinjitet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre edhe vëllezërit tanë në Veles dhe gjithë fshatrat për rreth”, ka garantuar Bekim Neziri, basrtës i BDI-së në njësinë e 3-të zgjedhore.