Neziri: Unë sot kontribuoj 10%, ndërsa Lufta e UÇK-së në vitin 2001, i ka vulosur të drejtat e barabarta të shqiptarëve prej në Veles e deri në Karshiak

Advertisment

Lufta e ndershme e UÇK-së në vitin 2001 e bëri kthesën e madhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia nga një shtet i vetëm një etniteti u bë shtet edhe i shqiptarëve dhe i gjithë të tjerëve. Me ndryshimet Kushtetuese u vendos parimi i Badinterit, i cili iu garanton shqiptarëve në çfarëdo niveli që nuk mund të margjinalizohen nga vota e shumicës.

“Me vendosjen e parimit të Badinterit, nënkuptohet që nuk guxon të ndodhë majorizimi i shumicës ndaj pakicës dhe me këtë rast në Veles dhe gjithë vendbanimet tjera në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë të garantuar. Në këtë rast, asnjë ligj ose propozim nuk do të mund të kalonte në Kuvend por edhe në komunat e Maqedonisë sepse nevojitet shumica e votave të shqiptarëve dhe bashkësive tjera etnike. Në këtë formë shqiptarët do të jenë të mbrojtur dhe do të realizojnë kërkesat e tyre”, tha Bekim Neziri, bartës i BDI-së në njësinë zgjedhore numër 3.

Reklame

Pa votat e shumicës së shqiptarëve do të bllokohet puna e komunave dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut , i cili është motori kryesor që e vë në lëvizje të gjithë aparaturën shtetërore.

Me bllokimin, kjo nënkupton se bllokohet edhe miratimi i buxhetit, programeve vjetore, votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, ligjeve të ndryshme etj., që do të paralizonte shtetin në tërësi dhe pikërisht në këtë formë deputetët shiptarë të zonës numër 3 do të kërojnë që në projektbuxhet të vendosen edhe projektet për fshatrat shqiptare.

Shqiptarët e Velesit kanë shprehur nevojat e tyre qartazi duke kërkuar ujësjellës në Buzallkovë, ndërtimin e rrugës në Slivnik, ndërtimin e shkollës në Kllukovec etj.