Nga 1 marsi në mënyrë plotësuese 7.000 denarë për të gjithë pjesëtarët e Armatës

Advertisment

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot gjatë vizitës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip paralajmëroi rritje të rrogave të personave civilë në Armatë. Ajo theksoi se para dy viteve e gjysmë pikërisht nga Shtipi e ka paralajmëruar rritjen e parë të rrogave në Armatë.

“Pas rritjes së dytë të rrogave nga fundi i këtij muaji, rrogat e të gjithë personave civilë në Armatë do të rriten për 10 për qind, ndërsa me fillim nga marsi të gjithë pjesëtarët e Armatës, ata të cilën kanë kontrata mbi trevjeçare do të arrijnë të marrin para shtesë në muaj për qira. Kjo është vlerë prej 7 mijë denarëve për çdo muaj. Kjo do të thotë se, nëse para dy viteve e gjysmë, para ardhjes në Shtip rroga e një ushtari profesionist ka qenë 20 mijë denarë, atëherë së bashku me këto rritje, së bashku me qiranë ai ose ajo, tani çdo muaj do të marrin mbi 30.000 denarë”, tha Shekerinska.

Reklame

Ajo theksoi se të punësuarit të paguar më ulët në Armatë me këtë rritje do të kenë rritje për 50 për qind të të ardhurave. Në këtë mënyrë, siç tha ajo, rritet motivi që pjesëtarët të qëndrojnë të punojnë në Armatë.

Ministrja Shekerinska theksoi se këtë vit vendi do të bëhet anëtare e NATO-s, por, siç tha, kjo do të thotë edhe fillim të standardeve të caktuara.

“Më vjen mirë që pikërisht në Shtip do të locohet resursi ynë kryesor i NATO-s, grupi i lehtë këmbësorik luftarak, i cili do të ketë edhe standarde më të larta në trajnim, standarde më të larta në një pjesë të pajisjes”, tha Shekerinska.

Gjenerali i brigadës Hju Lojd Xhons tha se Mbretëria e Bashkuar me padurim pret ta përshëndesë Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të e familjes së NATO-s dhe i vjen mirë që Armata e RMV ka filluar transformim me formim të çetës së parë këmbësorike, pikërisht këtu në Shtip, e cila do të pajiset mirë, trajnohet mirë dhe do të ketë resurse më të mira nga cilido njësit tjetër konvencional që e paraqet armatën në terren.

Lojd shtoi se Mbretëria e Bashkuar edhe më tej të sigurojë këshilla praktikë dhe ndihmë në procesin e mëtutjeshëm të transformimit të RMV. Trajnimet kryhen në kazermën e Shtipit dhe në poligonin Krivollak. .