Nga 1 tetori, Gjermania me rregulla të reja ndaj koronavirusit

Në pranverë, rregullat në Gjermani për Mbrojtjen nga Covid-19 u zvogëluan ndjeshëm, kryesisht me insistimin FDP-së, të cilët ishin të shqetësuar për pasojat ekonomike.

Megjithatë, me rritjen e rasteve me Covid-19 në vjeshtë dhe dimër, parlamenti gjerman pritet të forcojë rregullat në nivel kombëtar.

Paketa e re e rregullave ishte planifikuar të vendosej të enjten pasdite. Aktualisht, Gjermania ka një incidencë shtatëditore prej 217.2 rastesh për 100,000 njerëz – një rënie e ndjeshme nga një muaj më parë kur shifrat qëndronin në 389.3.

Në të gjithë Gjermaninë kërkesat e maskave FFP2 duhet të zbatohen në spitale, shtëpi pleqsh dhe zyra mjekësh. Ato gjithashtu do të vendosen në trenat në distanca të gjata për të gjithë 14 vjeç e lart.

Për fëmijët nga 6 deri në 13 vjeç do të lejohet edhe një maskë kirurgjikale.