Nga 1 tetori orari i punës 08.00 – 16.00 për administratën, vendosi Qeveria

Advertisment

Nga 1 Tetori, për të gjithë të punësuarit në Administratën Shtetërore do të vlejë orari I punës nga ora 08.00 deri ora 16.00 – ka vendosur Qeveria në seancën e sotme.

Në këtë seancë Qeveria ka miratuar vendimin që përkohësisht ta pezullojë vendimin për orarin fleksibil të punës që deri më tani ishte nga ora 07.30 – 15.00 dhe nga ora 08.30 – 16.30.

Reklame

Orari fleksibil I punës ishte vendosur nga 1 Shtatori I vitit 2017, kurse Qeveria atëherë sqaroi se bëhet me qëllim që të përmirësohen kushtet për të punësuarit në administratën publike dhe të përmirësohet procesi I dhënies së shërbimeve për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. /KlanMacedonia