Nga biznesi te jeta e natës, rrëfehet Hysenbelliu: Më përndiqte një vajzë, më dërgonte lule e çokollata (VIDEO)

Advertisment

Fatmir Hysenbelliu zëvendëspresidenti i Hysenbelliu Group, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora foli për jetën e tij private dhe profesionale.

Ish-futbollisti zbuloi sesi e nis ditën dhe çfarë është më e rëndësishme për të, duke treguar se sapo hap sytë gjëja e parë që mendon është shëndeti i familjes së tij.

Reklame

Gjithashtu, biznesmeni foli për marrëdhënien e tij me ish të dashurën, Anxhelinën duke treguar se mbajnë raporte të mira me njëri-tjetrin dhe që pas ndarjes nga ajo nuk ka krijuar ende një lidhje serioze.

Ndërsa përjashtoi mundësinë e një rikthimi me të

“Kemi marrëdhënie miqësore. Si unë, si familja ime me familjen e asaj, motra ime është mikeshë me motrën e Anxhelinës,”- u shpreh ai.

Fatmir na njohu edhe me rastin kur përndjekur nga një femër, duke thënë se ajo u bë aq e bezdisshme saqë u detyrua ta denoncojë.

“Personi më merrte në darkë, isha me njerëz, me familjen. Më dërgonte lule, çokollata, bizhuteri. Vinte në ambientet ku rrija unë. Nuk fliste, rrinte aty përballë. Në gjeti numrin e telefonit. I bëra denoncim. Të merr në telefon herë pas herë, vjen në çdo ambient që ti je, të ulet përballë. Është e frikshme. Familjarëve, njerëzve të mi u dërgonte mesazhe. Ti nuk ke punë me atë, do të vras,”- tregoi biznesmeni.

Gjithashtu Fatmir na prezantoi edhe me tiparet e vajzës që dëshiron të ketë në krah: “Impakti i parë i njerëzve sot është pamja e jashtme, pamje e kuruar. Të lindësh e bukur është diçka, por të kurosh vetën, të merresh me palestër, me joga është diçka që secili e ka në dorë vetë, por nuk ka pse mos të gjesh një orë në ditë të bëjë aktivitet fizik.

Më e rëndësishmja pas pamjes së jashtme është çfarë bagazhi ka. Jam një person që edhe pse mund të jesh shumë e bukur fizikisht, pas 2 minutash apo 5 minutash mënyra e të folurit dhe menduarit më bën që të mos kem më interes për këtë person. Jam një person që mërzitem kollaj nëse një person nuk është shumë i zgjuar apo mos ketë shumë nivel intelektual që unë pretendoj.”