Nga Çairi në Aerodrom për 5 minuta, po ndërtohet intensivisht bulevari ASNOM (Foto)

Advertisment

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka postuar fotografi që tregojnë punimet intenzive për ndërtimin e rrugës që lidh komunën Aerodrom dhe atë të Çairit. Shilegov thotë se me ndërtimin e kësaj rruge, nga lagja Aerodrom deri te Mavrovasja në Çair do të arrihet për 5 minuta, raporton Gazeta Lajm.

“Intenzivisht po punohet te ura në bulevardin ASNOM.

Reklame

Nga Aerodromi deri te Mavrovasja për me pak se 5 minuta. 6 korsi për vetura, dy korsi për bicikleta dhe dy për këmbësorë. Korridore të reja në qytetin tonë”, ka shkruar Shilegov, duke publikuar fotografitë.