Nga e hëna do të fillon konsultimi me liderët për themelimin e qeverisë së re

Advertisment

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pas krijimit të rrethanave politike në vend, duke respektuar Kushtetutën, nga e hëna do të fillon konsultimet me liderët e partive politike dhe do të prezantojë kriteret mbizortuese për themelimin e qeverisë së re.

Sipas tij, fokus do të jetë të mos ketë zgjedhje të reja dhe shpërbërje të Kuvendit por propozimi i tij do të jetë mundësia e krijimit të qeverisë së re.

Reklame

“Fokusi im është që të shkojmë drejt një qeverie të stabiliteti, unitetit dhe gjithëpërfshirës në mënyrë që të ketë sukses në reformat tona të nevojshme”, tha ai.