Nga e hëna pritet të ketë reshje bore

22

Pritet që reshjet e reja të borës të nisin nga dita e hënë. Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me kriza njofton se të gjitha institucionet janë të gatshme pët çdo eventualitet.

Nga Komiteti drejtues bëjnë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që mendojnë se janë të rrezikuar apo kanë njohuri se qytetarë tjerë mund të kërcënohen nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta të thërrasin në Qendrën për menaxhimin me kriza në numrin falas 195.

Edhe MPB në bashkëpunim me NP “Rrugët e Maqedonisë”, duhet ta rrisin numrin e shërbimeve gjatë orëve të natës dhe kontrollet në komunikacion, posaçërisht në vendet e larta, ku do t’i paralajmërojnë vozitësit për pajisjen dimërore por edhe për kutinë mjekësore të ndihmës së shpejtë.