Nga e mërkura fillon pagesa e parakohshme e pensionit të majit

Advertisment

Pagesa e pensioneve të muajit maj fillon nga e mërkura, 27 maj, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Pagesa e parakohshme dhe në faza e pensioneve realizohet për të dytin muaj me radhë, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të pensioneve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartela pagesore lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e mërkura 27 maj. Ata mund ta marrin pensionin e majit në bankomatet ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar.

Reklame

Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

-Të mërkurën, më 27.05.2020 pagesa e pensioneve me vlerë deri në 11.000 denarë.

-Të enjten, më 28.05.2020 pagesa e pensioneve në vlerë prej 11.000 denarëve deri në 14.000 denarë.

-Të premten 29.05.2020 pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë.

-Të hënën, më 01.06.2020 pagesa e pensioneve në vlerë prej mbi 18.000 denarë.