Nga e mërkura pasdite borë, gjatë fundjavës shumë ftohtë

Moti sot është i vr anët me reshje të shiut. Nga pasditja do të fillojë të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej katër deri në 11 gradë.

Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nesër moti do të jetë i vranët me reshje lokale dhe më të dobëta të shiut, ndërsa në malet borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit, e cila do të mbahet edhe në ditët në vijim.

Për shkak të depërtimit të masës së ajrit të ftohtë nga veriu të mërkurën pasdite dhe të enjten do të ketë reshje lokale, të cilat pothuajse do të jenë me borë kudo. Të premten dhe gjatë fundjavës do të jetë shumë ftohtë, ndërsa temperatura në pjesën më të madhe të vendit do të mbetet nën zero gjatë gjithë ditës.

Duke filluar nga e mërkura, temperatura minimale do të jetë nën zero, në intervalin prej minus dy deri në minus 10 gradë. Më ftohtë do të jetë të dielën, me temperaturë minimale prej minus 12 deri në minus katër gradë.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga minus pesë deri në 11 gradë. Të dielën, temperatura maksimale do të jetë nga minus shtatë deri në dy gradë.